Agjencia Zhurnal.mk.

Nga e diela deri më 10 janar PCR test i domosdoshëm ose rapid test për hyrje në Greqi

Athinë, 17 dhjetor – Rezultati negativ i testit PCR i bërë 72 orë para nisjes ose rapid 24 orë para mbërritjes, së bashku me formularin e plotësuar PLF, nga e dila janë të detyrueshëm për hyrje në Greqi, pavarësisht nëse udhëtarët janë të vaksinuar apo jo dhe pavarësisht nëse e kanë kaluar Kovid-19, dhe masa vlen për të gjithë vizitorët, përfshirë edhe ata nga Maqedonia e Veriut, në përputhje me vendimin ministror që do të jetë në fuqi deri më 10 janar të vitit 2022, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Gjithashtu, të pavaksinuarit dhe ata që nuk e kanë kaluar koidin dhe vijnë nga 16 vende konkrete, përfshirë Maqedoninë e Veriut, do të testohen me hyrjen në Greqi, gjë që ka kohë që aplikohet.

Vendimi i ri ministror “Parakushtet për hyrjen në vend për të kufizuar përhapjen e Kovid-19”, është publikuar sot në Gazetën zyrtare të Greqisë, hyn në fuqi të dielën në orën gjashtë të mëngjesit, do të jetë i vlefshëm deri më 10 janar të vitit 2022, ndërsa MIA i transmeton të gjitha rregullat për udhëtim në fqinjin jugor.

Ndryshimet janë njoftuar tashmë si nga Ministria greke e Shëndetësisë ashtu edhe nga zëdhënësi i Qeverisë, Janis Ikonomu, dhe sipas vendimit “të gjithë udhëtarët në Greqi, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend, pavarësisht vaksinimit apo kalimit të sëmundjes, duhet të rezultojnë negativë”, me PCR në 72 orët e fundit para mbërritjes së tyre në vend ose” të testohen negativisht duke përdorur test të shpejtë antigjen brenda 24 orëve para mbërritjes së tyre në vend”.

Testimi duhet të jetë i aprovuar nga vendi i origjinës, laboratori privat ose publik, dhe certifikata duhet të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, dhe sa i përket certifikatës duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin e personi që udhëton, siç është shënuar në pasaportë.

Për ata të cilët udhëtojnë me test negativ “pavarësisht nga shtetësia dhe mënyra e hyrjes, të cilët në Greqi mbërrijnë nga shtetet: Egjipti, Shqipëria, Argjentina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Brazili, Gjeorgjia, Kuba, Emiratet e Bashkuara Arabe, India, Kina, Libia, Maroku, Pakistani, Rusia dhe Turqia”, të cilët udhëtojnë me test negativ, parakusht për hyrje është të kenë rezultat negativ nga testimi i detyrueshëm me test PCR dhe rapid në pikat hyrëse në Greqi.

Përjashtim nga kjo masë janë të vaksinuarit që kanë certifikatë vaksinimi me 14 ditë dhe ata që kanë kaluar Kovid-19 dhe kanë certifikatë të vlefshme 30 ditë pas rezultatit të parë pozitiv dhe deri në 90 ditë më vonë.

Lidhur me certifikatat për sëmundje dhe ndryshimet e bëra javën e kaluar, sipas vendimit, ato të lëshuara nga data 15 korrik 2021 deri më 31 tetor 2021 janë të vlefshme deri më 31 janar 2022.

Detyrimet konkrete të udhëtimit vlejnë si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët nën moshën pesë vjeç.

Për më tepër, për udhëtime, formulari elektronik PLF (Passenger Locator Form) është i detyrueshëm, i cili duhet të plotësohet përmes faqes në internet https://travel.gov.gr nga shtatë në një ditë para nisjes, pas së cilës do të merrni një konfirmim me një kod QR dhe konsiderohet si një dokument i nevojshëm për hyrjen në Greqi.

Të gjithë vizitorët në Greqi, pavarësisht nga vendi i origjinës, mund të testohen, dhe zgjedhja bëhet sipas algoritmit shëndetësor dhe me ndihmën e kodit nga formulari PLF.

Testimet, për të vaksinuarit dhe ata të cilët kanë kaluar Kovid-19 janë sipas zgjedhjes së rastit, ndërsa për të tjerët, për ata të cilët udhëtojnë me test negativ. Testimi është i detyrueshëm.

Nëse rezultati është pozitiv, parashikohet një karantinë dhjetë ditore, ndërsa nëse është për njerëzit që kanë përfunduar vaksinimin 14 ditë më parë, atëherë izolimi i detyrueshëm është shtatë ditë.

Në ditën e fundit të karantinës, ata që dolën pozitivë nevojitet të bëjnë PCR test.

Personat të cilët udhëtojnë së bashku me rastet e konfirmuara, përkatësisht kontaktet e afërta të atyre që janë pozitivë me Kovid-19, kanë mundësi të kthehen në vendin e tyre ditën e njëjtë apo të nesërmen, nën kushtin të marrin dy teste negative nga dy testime (PCR apo rapid) të bëra në afat prej 24 orëve dhe gjatë udhëtimit të mbajnë maskë N95.

Në rast se personat të cilët udhëtojnë së bashku me rastet e konfirmuara mbeten në vend, ndërkaq nuk janë të vaksinuar apo nuk kanë kaluar Kovid-19 në gjashtë muajt e fundit, atëherë duhet të jenë në izolim 14-ditor pas kontaktit të fundit me personin pozitiv, pa u testuar apo shtatë ditë karantinë dhe në ditën e shtatë të bëjnë test PCR.

Nëse kontaktet e afërta janë të vaksinuar apo kanë kaluar Kovid-19 në gjashtë muajt e fundit, atëherë nuk nevojitet karantinë, por detyrimisht testohen me test PCR gjatë hyrjes në vend.

Për shkelje të masave ligjore dhe detyrimeve ligjore, janë parashikuar gjoba monetare prej 500 dhe 5.00 euro.

Për të hyrë në Greqi, të gjitha pikat kufitare tokësore janë të hapura 24 orë në ditë, me përjashtim të Merzanit për në Shqipëri, e cila është e hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20, ndërsa nga Turqia përmes Kastanjesit dhe Kipit në ditë, lejohet hyrja e 1.500 personave.

Nga Maqedonia e Veriut në fqinjin jugor përmes Evzonit (Bogorodicë), përmes Niki (Mexhitlia) dhe Dojran, pa kurrfarë kufizimesh lidhur me numrin e vizitorëve apo lidhur me orarin e punës.

Në vendim, siç transmeton MIA, thuhet se turistët, gjatë qëndrimit të tyre në Greqi, duhet të respektojnë masat që vlejnë edhe për grekët.

Vendimi për një test të detyrueshëm të hyrjes në Greqi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë të mërkurën, duke thënë se testi PCR duhet të bëhet 48 orë para udhëtimit, dje në mesditë zëdhënësi i Qeverisë greke, Janis Ikonomu tha se testi është i vlefshëm 72 orë para  mbërritjes, ndërsa ministrja greke e Shëndetësisë Mina Gaga shpjegoi dje pasdite se vendoset mundësia e testit rapid.

Ikonomu, në konferencën e djeshme të rregullt për media, , duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentit të MIA-s nga Athina, sqaroi se kjo është një masë e jashtëzakonshme dhe e përkohshme për periudhën e festave për të parandaluar përhapjen e Omikronit. 

Related posts

Zgjerimi bëhet qëllim strategjik edhe për BE-në edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor

Z H

Angellovska – Bezhoska: AKtiviteti ekonomik nël gjysmëvjetorin e parë në linjën e projeksioneve të Bankës Popullore

Z H

Joveski: Për nevojat e Prokurorisë do të ndahet 0,4 për qind e Buxhetit të shtetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More