Agjencia Zhurnal.mk.

Nga 81 komuna, kryetare femra u zgjodhën vetëm 2

Shkup, 1 nëntor – Danella Arsovska dhe Zhaklina Jovanovska janë gratë e vetme të cilat do të udhëheqin me komuna në gjithsej 81 komuna në gjithë Maqedoninë, informon Zhurnal.

 

Qyteti i Shkupit për herë të parë u bë me një kryetare femër, pasi kandidatja “e pavarur” e fitoi kundër kandidatin Petre Shilegov, i cili udhëhoqi me qytetin në katër vitet e kaluara.

Fitore kori gjithashtu dhe Zhaklina Jovanovska, e cila fitoi mandatin e dytë me radhë në Nagoriçan të Vjetër.

Sipas përfaqësimit gjinor, nga numri i përgjithshëm i kandidatëve për kryetarë komunash në këto zgjedhje, 91,64% ishin burra, dhe vetëm 8,36% gra.

Në këto zgjedhje kishte 572 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave komunal me gjithsej 10532 kandidatë, prej të cilëve 55% ishin burra dhe 45% femra.

Ende nuk ka analizë të të dhënave për numrin e grave këshilltare në këshillat e komunave dhe qytetin e Shkupit, ndërsa nga KSHZ paralajmëruan se me këto të dhëna do të dalin pas përfundimit të procesit zgjedhor.//Zhurnal.mk

Related posts

Analizë: Pandemia rriti numrin e vetvrasjeve në Maqedoni dhe botë

Z H

Zaevi “pishman”: Diaspora nuk do të përfshihet në numrin e përgjithshëm të popullatës rezidente

Redaksia

Zejd Rexhepi: Me Kastriotin kam komunikuar para 4 viteve, shumë keq që sot nuk bie BDI-ja

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More