Agjencia Zhurnal.mk.

Nga 11 shkurti në numrin për raste emergjente janë pranuar gjithsej 240.253 thirrje

Shkup, 1 gusht – Në numrin e vetëm telefonik për thirrje emergjente 112 nga 11 shkurti e deri më sot janë pranuar gjithsej 240.253 thirrje. Kjo është mesatarisht 1,404 thirrje në ditë, njoftuan sot nga Qendra për menaxhim me krizave (QMK) në faqen e tyre në Fejsbuk.

Në muajin shkurt, kur janë pranuar thirrje vetëm nga territori i Shkupit, janë pranuar 11.321 thirrje, ndërsa mesatarja për këtë periudhë është nga rreth 629 thirrje në ditë.

Nga marsi, në Sektorin 112 pranë QMK-së kanë filluar me pranimin e thirrjeve nga tërë shteti janë pranuar  55.767 thirrje dhe mesatarisht në mars është 1.799 thirrje në ditë.

“Në muajin prill janë pranuar 42.100 thirrje ose mesatarisht 1.403 thirrje në ditë. Në muajin maj janë pranuar 44.839 thirrje ose mesatarisht 1.446 thirrje në ditë. Në muajin qershor janë pranuar 41.759 thirrje ose mesatarisht 1.392 thirrje në ditë. Në muajin korrik janë pranuar 4.4467 thirrje ose mesatarisht 1.434 thirrje në ditë”, theksojnë nga QMK-ja.

Siç theksohet në faqen e tyre në Fejsbuk, në tre ditët e fundit nga 29 deri më 31 korrik janë pranuar 4.635 thirrje  ose rreth 1.540 thirrje në ditë. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy