Agjencia Zhurnal.mk.

Nga 1 shkurti shtrenjtohen shërbimet në “Postat e Maqedonisë së Veriut”

Shkup, 25 janar – Nga 1 shkurti qytetarët do të paguajnë shërbime më të shtrenjta postare. “Posta e Maqedonisë së Veriut” ka publikuar çmimoren e re sipas së cilës shtrenjtohen shërbimet standarde postare në komunikacionin e brendshëm, transmeton Zhurnal.

Një letër deri në 50 gram e cila deri tani kushtonte 25 denarë, nga 1 shkurti do të shtrenjtohet në 36 denarë. Edhe propozim çmimi shtrenjtohet në 90 denarë. Një letër deri në 100 gram në vend 34 denarë, do të bëhet 48 denarë. Shtrenjtohen edhe letrat deri 250 gram, nga 48 në 60 denarë.

Ulet çmimi i letrave nga 250 deri 2000 gram. Shtrenjtohet kartela postare nga 9 në 16 denarë. Hiqet dhe çmimi i zonës së parë për dërgimin e pakove dhe do të vlejnë vetëm çmimet e zonës së dytë.

Për letrat më të rënda deri 2 kilogram do të paguhen 176 denarë për dërgesë e thjeshtë, 230 për dërgesë e propozuar ndërsa për letër me vlerë me këtë peshë do të paguhet 266 denarë.

Në çmimin e letrave me vlerë shtohet edhe çmimi i vlerës dhe atë 3% për dërgesa me vlerë deri 10,000 denarë ndërsa për vlera mbi 10mijë denarë, paguhen 300 denarë shtesë.

Nga Agjencia e postave thonë se marzha përfituese e Postave me rritjen e çmimeve edhe më tej do të jetë 1% dhe se çmimorja nuk ka ndryshuar që nga viti 2009.

Kjo çmimore është miratuar edhe nga Agjencia e Postave./Zhurnal.mk

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

D V

MF: RMV-ja mori grant prej 225.6 milionë eurove për projekte infrastrukturore dhe energjetike përmes KE-së

D V

Feronikeli 74 “blindon” pozitën e parë në Grupin A, Fushë Kosova lider i ri në Grupin B pas fitores në derbi ndaj Ulpianës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More