Agjencia Zhurnal.mk.

Nga 1 janari dokumentet personale do të mund të meren në formë elektronike

Shkup, 17 gusht – Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, vërtetimi për nënshtetësi do të mund të meret edhe në formë elektronike përmes portalit nacional për shërbime elektronike, informon Zhurnal.

Qytetarët do të munden në formë elektronike të dorëzojnë kërkesë për dhënien e letërnjoftimit dhe pasaportës. Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski në FB profilin e tij njofton se janë miratuar ndryshimet ligjore për digjitalizim të tërësishëm të proceseve me qëllim përmirësimin e përvojës së qytetarëve gjatë nxjerjes së dokumenteve personale.

“Me qëllim përmirësimin e përvojës së qytetarëve gjatë nxjerrjes së dokumenteve personale dhe zbatimit të digjitalizimit të tërësishëm të proceseve, kjo udhëheqësi e MPB-së ka vepruar për harmonizimin e regullativës ligjore me jurisprudencën evropiane, me çka janë propozuar ndryshimet ligjore të cilat Kuvendi i RMV-së i miratoi në mars të këtij viti, ndërsa hyjnë në fuqi më 1 janar 2023”, thotë Spasovski.

Aplikimi për dhënien e letërnjoftimit dhe pasaportës është mundësuar në harmonizim ndryshimet e ligjit për letërnjoftim, ligji për pasaporta, ligji për emrin personal dhe ligjin për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit.

“Në procedura të caktuara me ligj, siç është mbledhja e dëshmive për publikim në Gazetën Zyrtare për letërnjoftim të humbur, të njejtën e mbledhë MPB përmes platformës nacionale për interoperabilitet. MPB mund të jep vendim për anulimin e numrit amë të qytetarit si dokument elektronik”, sqaron Spasovski në FB.

Related posts

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy