Agjencia Zhurnal.mk.

Nexhipi i Ballkanit: E paimagjinueshme, përballem me ekipin “mëmë”

Nderim Nexhipi, pas vetëm një viti në drejtimin e Ballkanit ka arritur të përjetojë plot emocione të paharrueshme.

Brenda vetëm një sezoni, drejtori sportiv i skuadrës nga Suhareka, projektoi një ekip perfekt, që dominoi gjatë gjithë sezonit, veçanërisht në pjesën e dytë, kur në krye të stolit erdhi Ilir Daja, një afrim ekskluziv i shkupjanit. Tani, Ballkani i Nexhipit përballet me Shkupin, po të Nexhipit.

E tashmja dhe e shkuara e ish-fantazistit përplasin brirët për një vend në grupet e Ligën e Konferencës. Në një intervistë për “Sportmedia.mk”, ish-lojtari i Partizanit tregon gjithë emocionet e përballjeve të ardhshme.

“Uh, kishin të drejtë ata që thonë se jeta shkruan romane. Imagjinoni tani në “playoff” klubi im aktual, Ballkani, kundër klubit tim ‘mëmë’ Shkupi, për hyrje në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Diçka që nuk e kisha ëndërruar se do të ndodhte. Të dyja skuadrat mund të shkojnë aty ku e meritojnë, por e di që ka vetëm një vend. Shiko, Shkupi është dashuria ime, atje jam rritur, hapat e parë të futbollit i kam bërë atje. Tani jam te Ballkani, profesionalizmi im është mbi të gjitha i shprehur. Kështu duhet të jetë, jo ndryshe.

Ballkani është një klub me traditë të gjatë, por nuk ka luajtur kurrë në ligat elitare. Tre vjet më parë, në krye të klubit erdhi një biznesmen i njohur dhe gjithçka shkoi në një drejtim pozitiv. Jam krenar edhe për punën në vitin e parë te Ballkani dhe titull i menjëhershëm që erdhi. Në këtë verë kishim edhe daljen e parë në Europë.

Tani po luftojmë për të hyrë në fazën e grupeve. Nuk mund të ishte më mirë. Trajneri është Ilir Daja, një nga strategët më të mirë në Shqipëri dhe e solla gjatë dimrit, ndihmësi i tij është ArtimPollozhani ynë, jam i lumtur që të martën vij në Shkup, kemi dy ndeshje për një kënaqësi të vërtetë futbollistike”, ka përfunduar Nexhipi.

Related posts

Gjendja e rrugëve

D V

Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

D V

Në Kuvend mbledhja e re e fundit e kësaj përbërje parlamentare, në rend dite Deklarata për përvjetorin e NATO-s

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy