Agjencia Zhurnal.mk.

Newcastle dhe Man United i ndajnë pikët

Manchester Unitedi ka arritur të nxjerrë vetëm një pikë (1-1) në udhëtimin e vështirë te Newcastle United në St Jacobs Parc.

Vendasit shënuan të parët përmes Allan Saint-Maximin (7’), i cili u asistua nga Sean Longstaff.

Më vonë edhe Callum Wilson e futi topin në rrjetë për ekipin nikoqir, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje. Kështu, me epërsi minimale për ekipin vendas, skuadrat shkuan në pushim.

(Foto: Twitter/Newcastle United FC)

Me të filluar pjesa e dytë, golashënuesi Saint-Maximin rrezikoi sërish, por David de Gea ia mohoi golin. Portieri i Djajve të Kuq bëri dy intervenime tjera për të ndalur goditjet e Ryan Fraser e Saint-Maximin.

Edinson Cavani rezultoi zëvendësim i duhur në pjesën e dytë, pasi arriti ta shënonte golin e barazimit nga një top i kthyer (71’). Ai ka mundur t’i kalojë mysafirët në epërsi, por goditja e tij nuk shkoi në portë.

(Foto: Twitter/Manchester United)

De Gea vazhdoi me pritjet e mrekullueshme, derisa lojtarët vizitorë patën një mundësi të mirë shënimi në minutat shtesë.

Manchester Unitedi tash ka 28 pikë në vend të shtatë, aq sa ka edhe West Ham United në pozitën e gjashtë, derisa vendi i katërt (Arsenali) është shtatë pikë larg.

Newcastle United ka mbetur në vend të 19-të me 11 pikë, derisa skuadra që ndodhet menjëherë jashtë rrezikut ka dy pikë më shumë.

Related posts

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg – Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

D V

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

D V

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy