Agjencia Zhurnal.mk.

New York Times tërheq të gjithë korrespondentët nga Rusia, për herë të parë pas më shumë se 100 viteve

E përditshmja amerikane New York Times (NYT), ka tërhequr korrespondentët e saj nga Rusia, dhe kjo është hera e parë pas më shumë se 100 viteve ku kjo media amerikane nuk do të ketë gazetarë në terren në këtë shtet, shkruan CNN.

“Është një ditë e trishtueshme për historinë e New York Times në Moskë. Tërheqja e të gjithë korrespondentëve nga vendi. Atje kemi pasur gazetarë që nga viti 1921, me dy apo tri ndërprerje për shkak të problemeve me viza. As Stalini, e Lufta e Ftohtë nuk na kanë dëbuar nga Rusia”, ka shkruar në Twitter, Neil MacFarquhar, ish-shefi i redaksisë së NYT në Moskë, transmeton Telegrafi.

Kjo tërheqje nga Rusia është zyrtarizuar të martën mbrëma, e si arsye për këtë veprim është ligji i ri i Moskës, që kriminalizon punën e gazetarëve që raportojnë për pushtimin rus në Ukrainë, ku rreptësisht ndalohet përdorimi i fjalës “luftë”.

Ligji i ri në Rusi, kriminalizon raportimin e pavarur dhe të drejtë për luftën që Rusia po e zhvillon në Ukrainë. 

Related posts

Kina si vendi më i madh në zhvillim në botë bazohet në faktet dhe ligjin ndërkombëtar.

Xh M

Trump paditet lidhur me rastin e dokumenteve të klasifikuara

Xh M

​Miliona tonë të korra të humbura pas shpërthimit të digës së Kakhovkas në Ukrainë

Xh M