Agjencia Zhurnal.mk.

“New York Times”: Bisedimet Kinë-ShBA mbi klimën, shembull i rrallë bashkëpunimi

Kina dhe ShBA-ja kanë publikuar një deklaratë të përbashkët për përballimin e krizës klimatike, duke shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në këtë drejtim.

 

Në një artikull në gazetën amerikane “New York Times” thuhet që “me gjithë tensionet në marrëdhëniet ndërmjet Kinës e ShBA-së, këto dy vende ranë dakord për përpjekje të përbashkëta në çështjen e ndryshimit të klimës”. Në një kohë kur tensionet mes Kinës dhe ShBA-së në çështje të tjera po shtohen, “ky është një shembull i rrallë i bashkëpunimit mes dy palëve”, thekson gazeta.

Sipas artikullit, gjatë bisedimeve përfaqësuesit e të dy palëve u përpoqën të shmangnin ndërhyrjen e mosmarrëveshjeve në fusha të tjera.

Nga ana e saj, agjencia e lajmeve “Reuters” e vlerësoi këtë si premtimin më të fortë për sa i përket problemit të ndryshimit të klimës, duke vënë në dukje që bisedimet shënojnë rifillimin e dialogut klimatik nga dy vendet me lëshim më të madh të karbonit.

Related posts

Shefi i OBSH-së: Doza përforcuese për vendet e zhvilluara është një skandal

D V

Turizmi i BE-së shënon rënie me 61 për qind gjatë pandemisë COVID-19

Redaksia

Trashëgimia e Angela Merkelit në politikën e jashtme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More