Agjencia Zhurnal.mk.

Netanyahu dorëzon pushtetin pa ceremoni

Kreu opozitar i krahut të djathtë Benjamin Netanyahu refuzoi të dorëzojë pushtetin pasardhësit të tij, kryeministrit Naftali Bennett, me një ceremoni, bëjnë të ditur sot mediat izraelite.

 

“Kryeministrat pasardhës dhe paraardhës, Naftali Bennett dhe Benjamin Netanyahu, do të takohen këtë mëngjes dhe nuk do të ketë asnjë ceremoni të dorëzimit”, theksoi Korporata Transmetuese Izraelite.

Zakonisht, ceremoni të tilla zhvillohen me një atmosferë festive.

Transmetuesi tha se, “krerët e shërbimeve të sigurimit filluan të informojnë Bennett mbrëmjen e kaluar për informacione dhe materiale të klasifikuara”.

Qeveria e koalicionit të Naftali Bennett-Yair Lapid fitoi mbrëmë besimin e Knesset-it (parlamenti i Izraelit), përpara se të mbante mbledhjen e parë të qeverisë që i dha fund 12 vjet sundimit të Netanyahu-t.

Që nga e diela në mbrëmje, Netanyahu u bë kreu i opozitës në Knesset-in izraelit.

Në një fjalim në Knesset, Netanyahu u zotua të kthehej shpejt në pushtet./AA

Related posts

Rusia përgatit raketat ndërkontinentale “Sarmat”, shkatërrojnë një sipërfaqe sa Britania apo Franca

Xh M

“Varrezë” e tankeve ruse afër Kievit, ukrainasit i shkatërruan me armën e fuqishme britanike

D V

Raportohet se kryediplomatja britanike do ta vizitojë Moskën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More