Agjencia Zhurnal.mk.

Netanjahu zyrtarisht mandatar për formimin e qeverisë në Izrael

Presidenti izraelit, Isak Hercog sot zyrtarisht ia besoi mandatin për formimin e qeverisë së re izraelite të 37-të liderit të konservatores Likud, kryeministrit më jetëgjatë në historinë e Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Likud i Netanjahut, bashkë me aleatët e tij – partitë hebraike ultra të djathtët dhe ultraortodoksët, në zgjedhjet e 1 nëntorit fituan shumicën stabile prej 64 mandateve nga gjithsej 120 në parlamentin izraelit.

Fitorja në zgjedhje i siguroi Netanjahut që të kthehet në pushtet pas 19 muajve në opozitë.

“Benjamin Netanjahu kam vendosur tu ​​jap mandatin për të formuar qeverinë”, tha Hercog në rezidencën presidenciale në Jerusalem, duke vlerësuar se nuk ishte vendim i lehtë dhe se nuk e ka harruar faktin që Netanjahu gjykohet për korrupsion.

Netanjahu sot për të tetën herë e mori mandatin që të formojë qeveri, tashmë pesë herë ishte kryeministër, ndërsa nuk pati sukses tri herë, informojnë mediat izraelite.

Ai paralajmëroi se do të jetë kryeministër i “të gjithë qytetarëve izraelitë, pa përjashtime”.

“Janë të shumtë ata që i mirëpresin rezultatet e zgjedhjeve, por ka edhe nga ata që thonë gjëra të pahijshme dhe trembin publikun, nuk është hera e parë që thuhen gjëra të tilla”, tha Netanjahu.

Ai përkujtoi se kjo i ka ndodhur liderit të parë të Likuid, Menahem Begin, por edhe atij dhe se nuk ka qenë e vërtetë as atëherë, e as tani.

“Kam ndërmend të jem kryeministër i të gjithëve – atyre që më kanë zgjedhur dhe atyre që nuk më kanë zgjedhur. Ky është reflektim i asaj që unë besoj dhe i udhëheq veprimet e mia”, shtoi 73-vjeçari Netanjahu.

Pas periudhës së stagnimit politik pa precedent dhe pesë zgjedhjeve për më pak se katër vjet, Netanjahu kthehet në funksionin e kryeministrit për të gjashtën herë.

Netanjahu ishte kryeministër më gjatë në historinë e Izraelit nga viti 1996 deri në vitin 1999 dhe nga viti 2009 deri në vitin 2021.

Related posts

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Xh M

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy