Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër të gjithë studentët në marsh protestues për të drejtat e tyre

Shkup, 16 nëntor – Asambletë studentore universitare në USHCM, Universiteti i Shtulit, FON, Kolegji Amerikan, FOP, universitetet e Manastirit dhe Shtipit dhe Lëvizja “Rezistenca studentore” nesër do të marshojnë së bashku për të kërkuar të drejtat e tyre.

 

ASU e USHCM njoftoi se lufta e studentëve është e përbashkët dhe vetëm të bashkuar do të arrijnë të mbrojnë të drejtat dhe përmbushin kërkesat e tyre: ndarjen e mjeteve nga buxheti për kushte më të mira në konviktet studentore, përjashtimin e studentëve nga masat kundër krizës, zbatimi i plotë i Ligjit për ushqimin e studentëve dhe rritja e masës, barazimi i bursave, ngritja e cilësisë së arsimit dhe digjitalizimi.

“Ju presim të enjten, me rastin e Ditës ndërkombëtare të studentëve, me fillim nga ora 17:30, të dalim së bashku, të bashkuar në një marshim të madh studentor, ku duke filluar nga Qeveria e deri në MASH, do ta përfundojmë marshimin tonë dhe do t’i shprehim me zë të lartë dhe qartë kërkesat tona. I ftojmë të gjithë ata që janë aktivisht të përfshirë në arsim, përfshirë gjimnazistët, profesorët, dekanët dhe rektorët të na mbështesin dhe t’i bashkohen marshimit. Të luftojmë të gjithë së bashku për të drejtat tona studentore dhe një standard më të mirë studentor”, thuhet në njoftimin e ASU të USHCM

Related posts

Mbledhja e nesërme e koalicionit, do të spjegohen qëndrimet mbi propozimin francez

Xh M

Filluan Ditët e edukimit financiar: Banka popullore me prezantime për të gjithë qytetarët e interesuar

Z.H

Ganiu-Shilegov: Rrugën ‘Cvetan Dimov’ do ta bëjmë me 6 korsi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More