Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër pasdite regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, mbahet gara e atletikës

Shkup, 12 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nesër me fillim në orën 16:30, në organizim të Federatës së Atletikës së RMV-së, do të mbahet gara e atletikës.

 

Gara fillon nga Porta Maqedonia, sheshi Maqedonia, rruga “Nikolla Vapcarov, në të djathtë përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski” deri në udhëkryqin me rrugën “Dame Gruev” ku kthehet në gjysmërreth përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski”, në të djathtë përgjatë rrugës “11 Tetori” deri në udhëkryqin me bulevardin “Koço Racin”, ku kthehet në gjysmërreth dhe lëvizin prapa përgjatë rrugës “11 Tetori”, në të djathtë përgjatë rrugës “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, në të majtë përgjatë rrugës në QTQ dhe në të djathtë deri në cakun Porta Maqedonia.

Për këto arsye SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit nëpër rrugët e qytetit të Shkupit.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat të cilët i japin nëpunësit e policisë nëpër rrugët në të cilat zhvillohet ngjarja.

Related posts

Filloi votimi në komunat Strugë dhe Vevçan

D V

Fjalë përfundimtare e palëve në çështjen “Lidhja ndërkombëtare”

Z.H

Sela: Ftoj Bilall Kasamin t’i bashkangjitet iniciativës për krijimin e një shumice të re parlamentare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More