Shkup, 5 shtator – Pa ujë nesër prej orës 09:00 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Xhumaiska” në komunën Karposh dhe atë numrat çift prej nr. 2-30.
Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat të Qytetit të Shkupit kumtuan se ndërprerja me furnizimin me ujë bëhet për shkak të prizës f-80mm, në rr. Xhumaiska 2 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punëve.
Sipas QRMK-së nesër pa energji elektrike prej orës 10:00-14:00 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve Njudelhiska, Drezdenska dhe “Bahar Mois” në komunën Karposh, prej orës 09:00-15:00 shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve Kiçevska dhe “Mançu Matak” në komunën Gjorçe Petrov dhe prej ora 09:20-13:30, shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve Devoll dhe Zhdanec.