Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër, Osmani, do të udhëheqë takimin përfundimtar të Komisionit të Partneritetit të SHBA-Karta e Adriatikut (A5)

Shkup, 17 dhjetor – Nesër, 18 dhjetor, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të udhëheqë takimin përfundimtar të Komisionit të Partneritetit të SHBA-Karta e Adriatikut (A5), me të cilin rrumbullakohet kryesimi i Maqedonisë së Veriut me A5 për vitin 2023.

Në fokus të takimit do të jenë arritjet dhe e ardhmja e Kartës, si dhe situata aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Në iniciativë, përveç Maqedonisë së Veriut, vende anëtare janë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese. Peshë të veçantë politike nismës i jep anëtarësimi i partnerit tonë strategjik, SHBA-së.

Sipas parimit të rotacionit, në vitin 2024 kryesimi me SHBA-Karta e Adriatikut do ta marrë Republika e Shqipërisë.

Related posts

Taravari thotë se nuk ka çfarë të ndajë me Selën: Partia nuk ka prona, zyrat i kemi me qira

Xh M

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Xh M

Sanksionohen 167 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy