Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër nisin punimet për trafikndarësen në Tiranë-Elbasan, ARRSH: Çfarë ndodh me trafikun

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se ditën e nesërme në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni. Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas. Ndërkaq, ARRSH thekson se janë marrë masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

 

Njoftimi i plotë:

Njoftim për median dhe opinionin publik Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (Neë Jersey). Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.

Related posts

Tërmet i fortë në Shqipëri

D V

Analiza e “Foreign Policy”: Nisma “Ballkani i Hapur” e shëndetshme për rajonin, ja pse BE duhet ta mbështesë…

Redaksia

“Avioni privat i Ramës”/ Basha nxjerr shifra: Shpenzon 15 mijë dollarë vetëm në një orë. Vettingu mund të ndryshojë situatën!

adijanzh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More