Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër në Shkup regjim i posaçëm i komunikacionit

Shkup, 4 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme e informoi opinionin se nesër për shkak të mbajtjes së paralajmëruar të protestës, me fillim në ora 06:00, nëpunësit policorë nga SPB Shkup do të ndërmarrin masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.

Regjimi i posaçëm i komunikacionit do të vendoset në bul. “Ilinden” – nga udhkryqi i bul. “Ilinden” me bul. “Shën Klimenti i Ohrit”, deri te udhëkryqi nga bul. “8 Shtatori” dhe bul. “Ilinden” – udhëkryqi nga rr. “11 Tetori” dhe bul. “Koço Racin” (Kryqi i Kuq) dhe udhëkryqi nga bul. “Goce Dellçev” dhe bul. “Kërste Misirkov” (Pallati i gjykatës).

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup u apelon të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë urdhërat e nëpunësve policorë nëpër rrugë ku do të zhvillohet ngjarja, me qëllim të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Related posts

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy