Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër Kovaçevski do të publikojë kryesinë e re të LSDM-së, në garë shumë emra

Shkup, 26 dhjetor – Nesër do të mbahet seanca e bordit qendror të LSDM-së e ku partia duhet t’a konfirmojë kryetarin Dimitar Kovaçevskin si mandatar për Qeverinë e re. Përpos kësaj, pritet Kovaçevski të propozojë dhe udhëheqësinë e re partiake. Të shumta janë informatat jozyrtare për atë se cilat personazhe do të jenë pjesë e udhëheqësisë së re dhe cilët do të jenë ministrat e ri nga LSDM në Qeverinë e re, shkruan Zhurnal.

Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski informojnë se të mërkurën pritet që shefi i shtetit t’a ndajë mandatin për Kovaçevskin, me çka fillon afati prej 20 ditëve të përbëhet kabineti i ri qeveritar.

Në afat të njejtë prej 20 ditëve, mandatari duhet në Kuvend ta dorëzojë përbërjen dhe programin për punë të Qeverisë së re. Menjëherë sapo Kuvendi të mer propozimin e mandatarit, fillon afati prej 15 ditëve ku kryeparlamentari Xhaferi duhet të caktojë seancën ku do të zgjedhjet Qeveria e re.

Plani i LSDM-së është që diku më 8 janar të dorëzohet në Kuvend programi dhe përbërja e re e Qeverisë, ndërsa seanca për qeverinë e re të caktohet diku më 17 apo 18 janar.

Kovaçevski mbrëmë konfirmoi se vijojnë disa ndryshime.

Deri tani nga postet e tyre janë tërhequr zyrtarisht Radmilla Shekerinska, Milla Carovska, Venko Filipçe, Kosta Petrov ndërsa edhe Spasovski lëshoi disa paralajmërime se ndoshta nuk do të jetë më në krye të MPB-së.

Si nënkryetarë të ardhshëm të mundshëm të LSDM-së deri tani janë përmendur persona si Nina Fiti, deputetja Bisera Kostadinovska Stojçevska, Pero Kostadinov si dhe Fatmir Bytyqi, shkruan Zhurnal.

Tanimë dihet se Mile Zeçeviq do të jetë sekretar gjeneral i partisë, ndërsa Bojan Mariçiq sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar.

NGa Kovaçevski priet dhe propozimi për përbërjen e bordit të ri eksekutiv ku përmenden emra të ish funksionarëve të lartë.

Nga emrat e ri të mundshëm nga LSDM në pushtet përmenden Nina Fiti si ministre për punë dhe politikë sociale, ndërsa për të njejtën pozitë në lojë është edhe Millan Zhivkoviq. Bojan Mariçiq do ta zëvendësonte Nikolla Dimitrovin në vendin zv.kryeministër për çështje euro integruese. Petre Shilegov është ministër i ri i mundshëm për transport dhe lidhje ndërsa Ljupço Nikollovski mund të kthehet në vendin e tij të vjetër si ministër i bujqësisë. Në vend të tiij si zv.kryeministër për lufët kundër korrupsionit përmendet Sanja Llukarevska, drejtoreshë aktuale e DAP dhe zv.kryetare e partisë.//Zhurnal.mk

Related posts

Tifozi i veçantë i Dritës, bën rreth 70 kilometra nga Drenasi vetëm për një miqësore!

Redaksia

Muzeu Alfabetit në Manastir tashmë me libra shqip falë iniciativës së Emira Selimit!

I.A

Në këto televizione transmetohet ndeshja Ballkani – Slavia Prague

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More