Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër gara Fun Run me nxënësit e shkollave 9-vjeçare , ja rrugët ku do ndalohet qarkullimi dhe parkimi

Në prag të garës Fun Run që do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 16 tetor me nxënësit e shkollave 9-vjeçare , ora 08:00-12:00, Bashkia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që jetojnë apo punojnë në të gjithë perimetrin e garës që të mos parkojnë automjetet e tyre dhe të mos lëvizin me makinë. Në këto rrugë është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore nga Bashkia Tiranë. Ata qytetarë, që do të duan të lëvizin me mjetin e tyre, që ndodhet në parkimet brenda perimetrit të garës, duhet ta lëvizin mjetin një ditë përpara, pasi rrugët do të bllokohen dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin në perimetrin e garës.

 

Duke filluar nga sot, 15 tetor, ndalohet parkimi në rrugën e Kavajës” (Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli); rrugën “Ibrahim Rugova”; rrugën “Lekë Dukagjini”; rrugën “Papa Gjon Pali II”; bulevardin “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku); bulevardin “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova); rrugën “George W.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani) si dhe në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë: 1-Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona Fun Run” të organizuar nga Bashkia Tiranë, si më poshtë: •Ndalohet qarkullimi në blv “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Skënderbej” në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit. •Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë: a.Në rrugët “Lek Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”. b.Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”. c.Në kryqëzimin e blv “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas. d.Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas. e.Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”. 1.1Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë blv “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – blv “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë. Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”. Linja Nr. 3 “Kashar–Yzberisht – Qendër”devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe tek Kafe “Flora”– rruga Mine Peza – rruga “e Durresit”. Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia”- “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”. Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”. Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryëzimin “E Elbasanit”- “Ismail Qemali” – blv “Bajram Curri”-“E Elbasanit”.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – blv “Bajram Curri”-rruga “e Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itenerarit blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”. Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë). 10/B “Qendër – Mihal Grameno –Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”. Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”. 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”– Unazë – rruga “5 Maj”. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Willson.

Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te rruga “E Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).

Related posts

Bujar Nishani ka reaguar ashpër për mbledhjen e Këshillit Kombëtar

N E

Rikthimi i vizave? Komisioni Europian: Shqipëria vijon të përmbushë kërkesat

D V

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 11 raste të reja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More