Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër do t’i hiqet licenca për veprimtari turistike “Besa trans”-it

Shkup, 11 janar – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp informoi se nesër do t’i hiqet licenca për veprimtari turistike agjencisë “Besa trans”, me autobusin e së cilës ndodhi aksidenti rrugor në të cilin jetën e humbën 46 persona.

 

Bekteshi kumtoi se sot në Ministrinë e Ekonomisë ka mbërritur raporti nga Inspektorati i Punës lidhur me licencën për veprimtari turistike të agjencisë “Besa trans”, sipas të cilit ka dallim në të gjitha informacionet për licencat të cilat i ka kjo agjenci për transport.

Ministri shtoi se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati i Punës do të bëjë kontroll shtesë për kushtet dhe mënyrën e funksionimit të agjencisë “Besa trans”. 

Related posts

Ademi: Gjykata Supreme ka refuzuar gjashtë ankesa të gjykatësve të shkarkuar nga Këshilli gjyqësor

R Zh

Sijarto: Mosfillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut është një hap i pandershëm nga ana e BE-së

Z H

Sejdiu: Nuk do të ketë rivotim në Zhelinë, Gjykata Administrative e pranon ankesën e Lëvizjes Besa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More