Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në Shkup

Shkup, 29 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se nesër (30.09.2023), për shkak të mbajtjes së garës së biçikletave “Kupa e qytetit të Shkupit 2023”, e cila do të filloj nga ora 15:00, në zonën e qytetit të Shkupit do të ketë regjim i veçantë i komunikacionit.

Garuesit do të fillojnë të lëvizin në rrugën Dimitrije Çupovski afër Portës “Maqedonia”, drejt rrugës “11 Tetori” në drejtim të objektit të Kuvendit deri në kryqëzimin me rrugën “Filip i Dytë i Maqedonisë”, pastaj do të kalojnë poshtë Qendrës tregtare të qytetit, pastaj do të vazhdojnë përgjatë rrugës Dimitrie Çupovski deri në kryqëzimin me rrugën Dame Gruev në Qendrën Tregtare “Paloma Bianka” dhe mbrapa përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski” deri në pozicionin e fillimit.

Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit, ku qarkullimi do të devijohet në rrugët përreth.

Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet gara.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky