Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër do të debatohet për masa mbrojtëse në kufijtë e shtetit për mbrojtje nga lloji delta i korona virusit

Shkup, 4 korrik – Në kushte të gjendjes stabile me covid, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se deri të premten e ardhshme dotë vaksinohen gjysmë milion popull në Maqedoni, ndërsa nesër do të debatohet për masa të reja eventuale për mbrojtje nga përhapja e delta llojit të virusit, informon Zhurnal.

 

Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër do të vlerësojë nëse testet janë masa e duhur me të cilën mund të mbrohemi nga përhapja e delta llojit të korona virusit, i cili po përhapet nëpër Evropë, dhe nëse ka nevojë nga sjellja e masave të reja lidhur me mbrojtjen e kufijve.

Ministria e Shëndetësisë është më tepër e fokusuar në vaksinim ndërsa ministri Filipçe paralajmëroi intensifikim të vaksinimit në teren këtë javë me çka do të vaksinohen banorët të cilët janë me sëmundje kronike dhe më pak të lëvizshëm, dhe të cilët jetojnë në vende më larg nga qytetet e mëdha. Sa i përket vaksinimit të grave shtatzëna dhe gjidhënësve, qëndrimi i komitetit të ekspertëve është se për ta preferohet vaksina “Pfizer”.

“Nuk ka kundër indikacione për asnjë vaksinë, por i jepet përparësi vaksinës Pfizer”, thotë Filipçe.

Sa i përket atyre që një herë janë vaksinuar jashtë vendit, dhe tani duan vaksinën e dytë ta marin në Maqedoni, atë mund ta bëjnë lirisht duke u paraqitur në https://vakcinacija.mk/revaccination , e cila do të jetë në funksion deri më 10 korrik.

Me “AstraZeneca” do të vaksinohen vetëm qytetarët të moshës mbi 60 vjeç. Të tilla, para tre ditëve arritën 10mijë doza në Maqedoni si donacion nga Kroacia. Do të arrijnë gjithashtu edhe 20 mijë të tjera. Edhe Danimarka gjithashtu ka paralajmëruar 250 mijë vaksina “AstraZeneca” për Maqedoninë, informon Zhurnal.

Nga e hëna do të vaksinohen të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme. Javën e ardhshme do të fillojë caktimi i termineve për vaksinim edhe të të punësuarve në institucionet e larta arsimore.

Interesi për vaksinim vazhdimisht po rritet dhe po zhvillohet pa pengesa në gjithë vendin.

Numri i qytetarëve të cilët kanë shprehur dëshirë për vaksinim është 484,220 qytetarë.

Ndryshe në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 6 raste të reja me Covid, ndërsa të vdekur dhe të shëruar nuk kishte. Pa asnjë rast aktiv për momentin janë madje 17 qytete në Maqedoni.//Zhurnal.mk

Related posts

Sjellja e keqe e Artan Grubit a detyroi Arjanit Hoxhën ta prishë qeverinë ?

Redaksia

Janë regjistruar 1.212.339 persona, 378.033 familje dhe 516.787 banesa

D V

Zaev: Nëse dëshirojmë paga zvicerane, duhet të punojmë shumë më shumë dhe në mënyrë efikase

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More