Agjencia Zhurnal.mk.

Nesër disa protesta në Shkup, ja cilat rrugë bllokohen

Shkup, 30 mars – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër, e premte (31.03.2023), për shkak të paralajmërimit se do të mbahet protestë e qetë në Shkup, nëpunësit policor të SPB Shkup do të bllokojnë disa rrugë të Shkupit.

Me fillim prej orës 10:00, të bllokuara do të jenë bulevardi “Goce Dellçev” me bulevardin “VMRO”, drejt udhëkryqit në bulevardin “Ilinden” me bulevardin “Klimenti i Ohrit”.

Nga ora 16:00, për shkak të një marshi të qetë, do të bllokohen rrugët në udhëkryqin “Goce Dellçev” me bulevardin “VMRO”, drejt rrugës “Vasill Gllavinov”, në të majtë drejt rrugës “Dimitrie Çupovski” dhe me vazhdim drejt bulevardit “11 Tetori”, para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme Shkup apelojnë deri te qytetarët që t’i zbatojnë urdhrat e policëve.

Related posts

Nevzat Bejta nga Grupi i Zjarrit: Nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit

Redaksia

Visar Ganiu: Bujar, ti me shok po bëni anarki duke shkelur statutin e BDI-së!

Redaksia

Bullizmi në shkolla, fenomen shqetësues

Redaksia