Shkup, 26 prill – Ministria e Punëve të Brendshme informon se nesër dhe pasnesër do të ndërmarrin masa për regjim të veçantë të komunikacionit nëpër rrugët e rajonit më të gjerë qendror në qytetin e Shkupit për shkak të vizitës zyrtare në shtetin tonë të kryetarit të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Shenton.
Nga SPB Shkup ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve që t’i respektojnë urdhrat të cilat do t’i japin nëpunësit e uniformuar të policisë./Zhurnal.mk