Agjencia Zhurnal.mk.

Nënshkruhet Memorandum për parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë

Shkup, 20 dhjetor – Përfaqësuesit e projektit “Platforma e edukimit qytetar për të rinjtë në luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës)” ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komitetin kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, Agjencin[ për të rinj dhe sport, por edhe me shkollat ​​e mesme “Koço Racin” dhe “Marija Kiri – Sklodovska” nga Shkupi, me qëllim të mbështetjes institucionale dhe promovimit të projektit.

 

Në nënshkrimin e memorandumeve morën pjesë Koordinatori i komitetit kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, Zlatko Apostolovski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, si dhe drejtorët e shkollave të mesme. “Koço Racin” dhe “Marija Kiri-Sklodovska”, Blagica Pavlovska dhe Blerim Nebiu.

Drejtoresha e këtij projekti, Valerija Sokolova-Stojanovska theksoi se ky aktivitet krijon kushte për bashkëpunim aktual dhe të ardhshëm në sigurimin e kushteve më të mira të jetesës dhe zhvillimit të të rinjve, sigurimin e një shoqërie stabile rezistente ndaj narrativave radikale dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe promovim të vlerave pozitive për ndërtimin e një rinie të shëndetshme mendërisht dhe fizikisht.

Koordinatori kombëtar i komitetit kombëtar për Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, Zlatko Apostolovski e theksoi nevojën për përfshirje aktive të sektorit civil në aktivitetet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ai shtoi se në fushën e arsimit kanë realizuar një sërë trajnimesh parandaluese, veçanërisht në drejtim të parandalimit të dhunës tek të rinjtë.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, shprehu përkrahje për iniciativën, duke theksuar nevojën që përmes angazhimit të tyre të kontribuojnë në uljen e dhunës tek të rinjtë, si dhe në aktivitetet sportive.

“Përfshirja e Agjencisë për Rini në këto aktivitete është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse dhuna ndodh në ndeshjet e tifozëve dhe ne duam të parandalojmë dhe reduktojmë dhunën dhe ekstremizmin në atë zonë. Jemi dëshmitarë të ngjarjeve fatkeqe, qoftë në baza etnike apo të tjera. Ne duam t’i parandalojmë dhe të ndihmojmë të rinjtë që të mos jenë pjesë e atyre ngjarjeve”, tha Mojsoski.

Memorandume bashkëpunimi me Platformën kanë nënshkruar edhe kryetarët e komunave të Strugës dhe Kumanovës, Ramiz Merko dhe Maksim Dimitrievski, si dhe drejtorë të shkollave të mesme dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Memorandumin shtesë do ta nënshkruajnë edhe kryetarët e Komunave të Çairit dhe Qendrës, Visar Ganiu dhe Goran Gerasimovski, të cilët e përkrahin projektin, si dhe drejtori i “Zef Lush Markuz”, Faruk Zeqiri.

Projekti “Platforma e edukimit qytetar për të rinjtë për luftë kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës)” udhëhiqet nga organizatat Shoqata e qytetarëve Iniciativë për perspektivë evropiane (IEP), NEKSUS – Koncepti Qytetar, Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm AQUA, Strugë dhe Qendra për dialog ndërkulturore (CID). Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Related posts

Ngordhje masive e guaskave në bregun e liqenit të Dibrës

D V

Shkupi dhe Manastiri me më shumë raste aktive me coronavirus

D V

Komunikacioni nëpër rrugë vende-vende të lagështa, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More