Agjencia Zhurnal.mk.

Nënshkruhet marrëveshje mes NPPK Mali Sharr dhe PONT, Nuredini: Sigurohen mjete për vendosjen në funksion të plotë të Parkut nacional

Tetovë, 27 Maj – Është një kënaqësi e veçantë për mua që arritëm të zgjerojmë bashkëpunimin e mirë që kemi me PONT edhe në PK Mali Sharr. Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes ndërmjet NPPK Mali Sharr dhe PONT siguroi burime financiare shtesë që do të mundësojnë kompletimin dhe vënien në funksion të plotë të institutit të sapoformuar. 

Bashkëpunimi i mirë ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fondit të Natyrës Prespa-Ohër, që filloi në vitin 2018 me nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë, rezultoi me ndihmën financiare nga PONT në valorizimin e trashëgimisë natyrore dhe përgatitjen e planeve të menaxhimit me zonat e mbrojtura, siç janë rastet me PK Pelister, PK Galiçica, Monument i Natyrës – Burimet e Vevçanit dhe Monumenti i Natyrës Liqeni i Prespës.

Sot ky bashkëpunim po zgjerohet edhe në PK Mali Sharr dhe presim që do të krijohen kushte për zgjerim edhe në zona të tjera të mbrojtura, siç është PK Mavrovë dhe të tjera Me këtë grant të planifikimit do të sigurohet fuqizim administrativ i institutit, ruajtja e natyrës nga kërcënimet siç janë zjarret dhe aktivitetet e paligjshme si dhe vizibilitet më i madh i institutit, informim dhe bashkëpunim me popullsinë vendase. 

https://www.facebook.com/photo?fbid=403260478475696&set=pcb.403260515142359

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy