Agjencia Zhurnal.mk.

Nënshkruhet marrëveshja dhe do të fillohet me dhënien e provimeve në Qendrën Shtetërore të Provimeve

Shkup, 26 nëntor – Nënshkruhet marrëveshja, përfundojnë të gjitha procedurat për dhënien e provimeve në Qendrën Shtetërore të Provimeve, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Kjo është kompetencë e Qeverisë dhe po e zbaton Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe atje me siguri ekzistojnë procedura të posaçme, që duhet të zbatohen dhe të përfundojnë. Sipas asaj që unë e kam si informacion tani më të nënshkruar marrëveshjen, janë përfunduar të gjitha procedurat dhe do të filloj me dhënien e provimeve”, tha Spasovski.

Spasovski, tregoi se më shumë institucione varen nga dhënia e provimeve për dhënien e licencave, sërish për këtë duhet të zgjidhet zbatues, ndërsa jashtë të gjitha kornizave ligjore kjo nuk duhet të bëhet.

Për atë se MPB-ja, si institucion varret nga ky softuer dhe se ky softuer nuk do të blihej kur filloj hetimi zyrtar kundër Dragi Rashkovskit, Spasovski tha se nuk e dinë saktë se sa kohë është bërë ky hetim, sepse siç tha, nuk e udhëheq MPB-ja por Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë.

I pyetur se sa para nga Buxheti janë ndarë për këtë softuer, Spasovski tha se softueri është në repartin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, që edhe e krynë furnizimin e tij, dhe jo MPB-ja.

Related posts

Ata që e kërkojnë BDI-në në opozitë e përgatisin për partner koalicioni, VMRO kopjon LSDM-në!

I.A

Kryeministri shqiptar/ Selmani: Mund ta pësojë fatin e dështimeve

Xh M

Hidhen poshtë akuzat ndaj tij, deklarohet Arafat Muaremi

Xh M