Agjencia Zhurnal.mk.

Nënshkrim i pesë marrëveshjeve për bashkëpunim rajonal në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Shkup, 21 dhjetor – Kryeministri Zoran Zaevi së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiqin në Tiranë e fillojnë pjesën zyrtare të Samitit të nismës “Ballkani i Hapur”.

 

Është paralajmëruar nënshkrimi i disa marrëveshjeve trepalëshe dhe dypalëshe për bashkëpunim rajonal, rezultati i të cilit mes tjerash duhet të jetë tregu i përbashkët i punës së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, që duhet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në prag të samitit në Tiranë, Rama, Zaevi dhe Vuçiqi në një letër të hapur u bënë thirrje shteteve të tjera të rajonit të përfshihen ndaj nismës, duke theksuar se se ky nuk është një çmim ngushëllues në vend të anëtarësimit në BE, por një hap i madh drejt tij.

Të tre liderët në një artikull për gazetën gjermane “Frankfurter algemajne cajtung” (FAZ, i bënë thirrje qeverisë së re gjermane dhe BE-në ta mbështesë nismën “Ballkani i Hapur”.

Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut, që e udhëheq Zaevi, janë zëvendësministrat të Financave dhe Bujqësisë, lideri i LSDM-së Dimitar Kovapçevski dhe një numër i madh i afaristëve.

Kryeministri Zaev pas darkës së mbrëmshme në Elbasan në një publikim në Fejsbuk informoi se do të nënshkruhen disa marrëveshje për përfitimet dhe mirëqenien reale të popujve.

Sipas liderit të LSDM-së. Dimitar Kovaçevskit, kjo nismë është shumë e rëndësishme për zhvillim rajonal të ekonomisë dhe lehtësim të lëvizjes së njerëzve, shërbimeve dhe mallrave në rajon.

Zaevi, Rama dhe Vuçiqi do të nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, si dhe marrëveshje për lidhjen e skemave të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas agjendës zyrtare, sot në orën delegacionet duhet të mbërrijnë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, pas çfarë në orën 09:05 do të ketë takim Rama-Zaev-Vuçiq. Në 09:30 nisja e seancës plenare me ku fjalim do të mbajë Rama, ndërsa pastaj Vuçoiqi dhe Zaevi., si dhe komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varheji, sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, drejtorët e Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Xhikiq dhe drejtori i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjshek. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në orën 13 është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp.

Më 10 tetor të vitit 2019, Vuçiqi së bashku me Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaev, në Novi Sad e ngritën nismën e cila joformalisht u quajt “Shengeni i vogël”

Related posts

UEJL do të mentorojë punën e Sektorit për zhvillim ekonomik të Komunës së Tetovës

Z H

Mbledhje e përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në Nish për zbatimin e nismës “Ballkan i Hapur”

D V

Një kolonë kamionësh me orë të tëra e bllokuar në pikën kufitare Gjueshevë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More