Agjencia Zhurnal.mk.

Nënkryetari i qytetit ukrainas Mariupol, i kërkon NATO-s të dërgojë trupa ushtarake

Nënkryetari i qytetit ukrainas Mariupol, ka njoftuar se ky vend është nën sulme të vazhdueshme të trupave ruse.

Madje ai i ka bërë thirrje liderëve të NATO-s që të dërgojnë trupa në Ukrainë, pasi që Rusia nuk do të ndalet derisa sa vendin e tij ta shndërrojë në shkretëtirë dhe të vret shumë civilë.

Sergei Orlov tha për Radio 4 të BBC-së, se “nuk ka ndonjë mënyrë sesi të ndalet Putini i cili po vret civilë nga qielli, përveç nëse NATO zgjohet dhe e kupton se nuk bëhet fjalë për konflikt rajonal, por thjesht është një luftë kundër demokracisë, lirisë dhe një prej kombeve më të mëdha në Evropë”.

“Duket se (liderët e NATO-s) nuk po e kuptojnë se Putin nuk do të ndalet. Presim që një ditë liderët e NATO-s do ta kuptojnë se do të jetë plotësisht e nevojshme ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake, për ta përkrahur Ukrainën dhe ta ndalin Putinin”, shtoi Orlov. 

Related posts

Abazoviq bëhet anëtar i ri i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë

Xh M

UNICEF: Fëmijët emigrantë në Meksikë janë në rrezik nga sëmundjet dhe kequshqyerja

Z.H

Mijëra intelektualë rusë bëjnë thirrje kundër një lufte me Ukrainën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More