Agjencia Zhurnal.mk.

Nënkryetari i BERZH -it Rigterink për vizitë në vendin tone të hënën dhe të martën

Shkup, 1 shtator – Nënkryetari i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Jurgen Rigterink, do të qëndrojë për vizitë në vend të hënën dhe të martën. Janë planifikuar takime me kreun shtetëror dhe me komunitetin e biznesit për të diskutuar për përkushtimin e BERZH-it ndaj aktiviteteve në vend.

 

Nga BERZH-i njoftojnë se Rigterink do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, si dhe me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Rigterink do të flasë edhe me përfaqësues të komunitetit vendor dhe ndërkombëtar të biznesit dhe do të marrë pjesë në Konferencën vjetore të organizuar nga Ministria e Financave me titull “Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja pas Kovid-19”. Rigterink do të flasë në panelin kushtuar mbi investimet publike dhe private dhe konkurrencën.

“Maqedonia e Veriut është prekur rëndë nga pandemia e Kovid-19, por u përgjigj me vendosmëri dhe me rezistencë ndaj krizës. Tani është koha për të ecur përpara dhe për të kthyer progresin dhe rritjen ekonomike, me zhvillim që duhet të jetë i gjelbër, gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm. Këto njëherit janë edhe përparësi e BERZH-it dhe jemi gati të mbështesim vendin në procesin e tejkalimit të krizës dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë”, tha Rigterink.

BERZH deri më tani, ka investuar mbi 2.1 miliardë euro në mbi 147 projekte në vend. Mbështetja e sektorit privat dhe tranzicioni të gjelbër janë priorite për Bankën.

Related posts

Sondazhi i Rejting: Shilegov me 8.7% përparësi ndaj Arsovskës në raundin e parë

D V

Gratë, peng i mungesës së kapitalit fillestar për themelimin e biznesit

D V

Maqedoni: Do të krijohet sistem elektronik, qytetarët do të mund të ankohen për administratën publike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More