Agjencia Zhurnal.mk.

Negociatat/Reagon Lulzim Basha: Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE-ja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me Forumin e Prespës, ku mes liderëve të rajonit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

 

Basha përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka reaguar ndaj fjalës së Ramës, teksa ky i fundit foli për mos hapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë.

Kryedemokrati shkruan se autokratët e korruptuar, duke shigjetuar kështu Ramën, kanë guximin që të hedhin fajin tek BE-ja.

“Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin gjërat kanë ndryshuar.

Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor”, shkruan Basha.

Related posts

Covid-19, kurba e infektimeve pëson rënie, ISHP: Vetëm në 10 bashki ka trend rritës të infektimeve

D V

“S’do të shkoj në asnjë Kuvend”/ Alizoti: As Basha dhe as Berisha nuk e sjellin PD në pushtet

adijanzh

KLP: Këta janë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë garën për prokurorë në SPAK

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More