Agjencia Zhurnal.mk.

Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bruksel, 15 nëntor – Várhelyi pro një vendimarrje pozitive brenda vitit.

 

livér Várhelyi: Ne duhet të ecim më shpejt me procesin e zgjerimit. Pas zgjedhjeve në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut ne shpresojmë të shohim progres në praktikë. Ne jemi gati që të bëjmë detyrat tona në mënyrë shumë të shpejtë që të finalizojmë procesin e rëndësishëm për të mbajtur konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda këtij viti.  Një element tjeter i rëndësishëm që ne kemi për Ballkanin Perëndimor është plani i investimeve ekonomike për ta zbatuar atë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mbështetjen për negociatat me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut e kanë dhëne edhe ministrat e jashtëm të Kroacisë, Gjermanisë, Austrisë ndërsa është e paqartë vendimarrja nëse do të vijohet me të dyja shtetet në një paketë nëse Bullgaria ende vijon të mbajë në fuqi veton për Shkupin. Ky propozim i disa muajve më parë i komisionerit për zgjerim nuk u përkrah nga shtetet anëtare ndërsa tani është rikthyer sërish si mundësi reale në tavolinë. Shefi i Diplomacisë Evropiane Joseph Borrel ka paraqitur një material të veçantë me pikpamjet për rajonin në ruajtjen e stabilitetit në Bosnje-Hercegovinë, përshpejtimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin duke i bërë thirrje Bullgarisë që të heqë veton.

Related posts

Bekteshi: ESM-ja ofron rrymë elektrike për Kosovën në këmbim të thëngjillit

D V

Maqedoni, 13.166 raste aktive me coronavirus dhe 6.214 viktima

D V

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 122-të

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More