Agjencia Zhurnal.mk.

Negociatat me Shkupin dhe Tiranën sot në rend dite të Këshillit të BE-së

Bruksel, 23 nëntor – Në Bruksel sot po mbahet Këshilli i rregullt për punë të përgjithshme të BE-së, një nga pikat në rend dite është zgjerimi, posaçërisht negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Gashper Dovzhan, sekretar shtetëror slloven për çështje evropiane dhe kryesues i takimit të sotëm e përsëriti mbështetjen e Sllovenisë për mbajtje sa më të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Porosi të njejtë dërgoi edhe sekretari shtetëror gjerman, Mihail Rot.

“Është koha që përfundimisht të fillojnë negociatat inkuadruese mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, deklaroi Rot dhe kërkoi që kontesti bilateral mes Shkupit dhe Sofjes të zgjidhet në nivel bilateral”, tha ai.

Sekretarja shtetërore kroate, Andreja Metelko theksoi se për Kroacinë zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është prioritet i lartë.

“Do të kemi diskutim të rëndësishëm për zgjerimin. Kroacia mbështetë politikë kredibile të zgjerimit dhe u jep mbështetje të gjitha gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së, për ne politika e zgjerimit është investim në sigurinë dhe stabilitetin e tërë BE-së dhe Evropës”, deklaroi Metelko.

Ministrat do të bisedojnë edhe për një sërë temash tjera, para së gjithash krizën shëndetësore, por edhe marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar dhe sundimin e së drejtës.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy