Agjencia Zhurnal.mk.

Nedellkov: Nëse fillon mësimi me prezencë fizike, ekziston mundësi që virusi të përhapet më shpejtë

Shkup, 27 janar – Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) kërkon rishqyrtim të vendimit që mësimi në gjysmë vjetorin e dytë të fillojë më prani fizike.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov në deklaratë për MIA-n thotë se në periudhën kur në vend rritet përqindja e të infektuarve të rinj me Kovid-19, nëse mësimi fillon me prani fizike, ekziston mundësia reale që virusi shumë shpejtë të përhapet.

Propozon që mësimi të fillojë onlajn, pastaj të shihet situata dhe nëse gjendja epidemiologjike shkon drejt uljes, atëherë duhet të bëhet vlerësim nëse ekzistojnë kushte për prani fizike të mësimit.

“Kërkojmë rishqyrtim të vendimit për arsye se konsiderojmë se përqindja e të infektuarve të rinj çdo ditë shënon rritje dhe nëse nxënësit shkojnë me prani fizike ekziston mundësia reale shkollat të shndërrohen në klasterë dhe virusi më shpejtë të përhapet. Nga kjo arsye, konsiderojmë se në një periudhë të caktuar kohore për shembull prej dy javësh mësimi të jetë onlajn dhe të shihet situata nga përhapja e virusit dhe nëse është shënon rënie, të bëhet vlerësim dhe të shihet nëse ekzistojnë kushte për prani fizike”, ka thënë Nedellkovi.

Qeveria dje me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive vendosi nxënësit më 1 shkurt të fillojnë gjysmë vjetorin e dytë me prani fizike. Para kësaj, pushimi dimëror u vazhdua deri më 1 shkurt.

Related posts

Lëvizja Besa u dërgoi ftesë të gjitha partive politike shqiptare për takim të përbashkët

Z.H

Krerët e FFK-së vizituan klubet që janë në përgatitje në Durrës

Redaksia

Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More