Agjencia Zhurnal.mk.

Nedelkov: Greva do të vazhdojë, nuk kemi premtim konkret për rritje të pagave

Shkup, 13 prill – Greva do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim për atë se nuk kemi premtim konkret se rritja e pagave do të jetë në nivel të ndonjë përqindje. Me negociata do të vazhdojnë edhe kemi diskonim në çdo kohë të takohemi kur e kërkojnë nga ne, do të jemi të qasshëm, deklaroi kryetari i Sindikatës së pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë Jakim Nedellkov pas takimit të sotëm me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

“Të gjithë jemi të mendimin që të ndërpritet greva dhe të filloj mësimi, por gjithsesi për këtë do të vendos anëtarësia, dhe do të vendos vetëm në bazë të propozimit konkret që do ta pranonin shumica e anëtarëve”, tha Nedellkov.

Sipas tij, të dy palët kanë qëndrim të njëjtë se negociatat duhet të intensifikohen, sa më shpejtë të gjendet zgjidhje e përbashkët dhe të mund fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të kenë mësim të rregullt.

Në takim, siç informoi Nedellkov, më shumë është diskutuar në pjesën e vazhdimit të mësimit, kur të vazhdojë mësimi, do të plotësohen orët mësimore, që janë pasojë e grevës.

Siç theksoi kryetari i SASHK, Nedellkov, ministri Shaqiri ka nënvizuar se do të ketë rritje të pagave, dhe se bëhen përpjekje maksimale edhe nga Ministritë tjera në nivel të Qeverisë, që të riorientohen mjetet.

“Premtimi i tij është se do të ketë, megjithatë edhe vetë nuk e di sa do të ketë për atë se as ai nuk dëshironte të spekulon, as ne nuk e dimë për sa mjete bëhet fjalë”, deklaroi Nedellkov.

Ai informoi se nuk kanë pranuar asnjë propozim dhe për këtë arsye, tha se, nuk mund të flitet për shumë të caktuar.

Në SASHK, sqaroi, kanë qëndrim të ndryshëm në lidhje me prolongimin e vitit mësimor dhe konsiderojnë se viti mësimor mund të përfundojë, dhe se jo patjetër të vazhdojë dhe se mund në korniza të këtij viti të plotësohet orët mësimore të humbura.

“Secili mësues në varësi sa orë mësimore ka humbur në nivel javor në korniza të ditës së punës, në mënyrë shtesë do të kontribuojë për të plotësuar ato përmbajtje mësimore”, deklaroi kryetari i SASHK.

Related posts

Kovaçevski – Auresku: Tani është momenti për hap para drejt BE-së

Xh M

Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar 5 zjarre

Xh M

Duhani dhe mënyra e pashëndetshme e jetesës faktorë kryesorë për vdekshmërinë në vend

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More