Agjencia Zhurnal.mk.

Në zjarrin në Rogle të komunës së Zhelinës humb jetën një 78 vjeçar

Tetovë, 29 nëntor – Në zjarrin që shpërtheu sot në një shtëpi në fshatin Rogle të komunës së Zhelinës jetën e ka humbur një 78 vjeçar. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 11 e 45 minuta me çka është denoncuar në Njësinë kundër zjarreve dhe policinë e Tetovës.

“Menjëherë jemi nisur me tre automjete dhe tetë zjarrfikës. Pas arritjes në vendin e ngjarjes banorët na thanë se brenda në shtëpi ka një person të moshuar dhe menjëherë filluam me shuarjen e zjarrit dhe hymë në shtëpi ku për fat të keq nga tymi ai ka humbur jetën”, informoi Avni Ameti, komandant i NjTKZ-Tetovë.

SPB Tetovë kumtoi se bëhet fjalë për 78 vjeçarin me iniciale M.R.

“Në vendin e ngjarjes mbikëqyrje ka kryer prokurori publik dhe ekip i Sektorit të punëve të brendshme të Tetovës. Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit”, informon SPB Tetovë.

Pas intervenimit të ekipit të zjarrfikësve të Tetovës zjarri është shuar plotësisht.

Related posts

25-vjeçari nga Shkupi e sulmon fizikisht gjyshen e tij 72-vjeçare dhe tezen e tij

Xh M

Aksident ndërmjet tri veturave në magjistralen Tetovë – Gostivar, dhjetë persona të lënduar

Xh M

Ndalohet një tregtar nga Vrapçishti për të vuajtur dënimin me një vit burg

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy