Kumanovë, 23 gusht – Ushtrimi i asnjë të drejte civile nuk do të vihet në pikëpyetje nëse me kohë nuk ndryshohen dokumentet personale, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
I pyetur nëse do të mund të votohet me dokumentet e vjetra personale në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ai tha se tani kjo pyetje nuk po bëhet fare.
Lidhur me qëndrimin e shprehur dje nga Avokati i Popullit se dokumentet personale me shtesën “veriore” duhet të jenë në barrë të buxhetit të shtetit, ai tha se për momentin nuk ka një vendim të tillë.
“Në lidhje me ndryshimin e dokumenteve personale që disponojmë, për momentin nuk ka asnjë vendim tjetër përveç atij që është marrë. Pra, duhet të ndryshohen, tha Spasovski në përgjigje të pyetjes të gazetarëve gjatë shënimit të sotëm të Ditës së Njësisë për pozicionim të shpejtë në Kumanovë dhe theksoi se tashmë janë ndryshuar mbi një milion dokumente.
Sipas dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, të gjithë qytetarët deri në shkurti të vitit 2024 duhet të ndryshojnë dokumentet e tyre personale, ku duhet të përfshihet emri i ri kushtetues i shtetit.