Agjencia Zhurnal.mk.

Në vitin 2020 të ardhurat më të larta bruto vjetore prej 453, 1 milion denarë, ndërsa paga më e lartë 105,2 milion denarë

Shkup, 8 tetor – Në vitin 2020 një shkupjane  ka realizuar  të ardhura vjetore më të larta  sipas të gjitha bazave nga deklarata tatimore vjetore,  pagë më të lartë ka pasur një strugan dhe një tetovar ka fituar të ardhura më të larta nga lojërat e fatit, një shkupjan  pension më të lartë, ndërsa milioneri më i ri dhe më i vjetër me të ardhura të realizuara nga qiraja janë të moshës prej shtatë dhe 96 vjeç, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP).

 

Siç informon drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, bruto të ardhura më të mëdha vjetore sipas të gjitha bazave nga deklarata tatimore vjetore prej 453,1 milion denarë ka realizuar  shkupjanja, që është dyfish më shumë  nga bruto të ardhurat vjetore të ralizuara në vitin 2019.

“Bruto pagë më e lartë vjetore në vitin 2020 i është paguar një qytetari të Strugës. Paga është realizuar  në industrinë me metale dhe arrin 105,2 milion denarë. Në listën e bruto pagave më lartë të radhitura  gjenden edhe pagat e paguara në sektorin e shëndetësisë, barnatoret, blegtorisë, tregtisë me duhan  dhe lojërat e fatit”, tha Lukarevska.

Ajo saktëson se  të ardhurat personale më të larta në krahasim me punën e kryer arrijnë 63,2 milion denarë në nivel vjetor për shërbime  të përkohshme të kryera ndaj kompanisë për prodhimin e pijeve alkoolike dhe joalkoolike.

“Fitim më i lartë kapital në vlerë prej 151,6 milion denarë është realizuar nga një qytetar i Shkupit nga shitja e pjesës së pronësisë, ndërsa dividentë më të lartë të paguar në vlerë prej 306,3 milion denarë është paguar  gjithashtu te një qytetar i Shkupit pronar i një biznesi për tregti me automobila dhe automjete motorike. Të ardhurat më të larta nga kryerja e veprimtarisë së pavarur janë 73,5 milion denarë dhe i ka realizuar një shkupjan. Në top dhjetë të radhiturit gjenden avokatët, noterët, përmbaruesit, restoranet, elektroinstaluesit dhe prodhuesit e ambalazheve të letrës”, tha Lukarevska.

Të ardhura më të larta nga shitja e prodhimeve bujqësore në vlerë prej 32,2 milion denarë, shtoi,  ka realizuar një banor i Resnjës, bruto të ardhura më të larta nga qiraja e pronës – dhënie me qira të tokës, banesave dhe hapësirave afariste, mjete transportuese dhe lloje tjera të pronës prej afër 50 milion denarë ka realizuar një qytetar i Shkupit.

“Një shkupjan është radhitur në vend të parë sipas  bruto të ardhurave të realizuara dhe të drejtave tjera të realizuara në vlerë prej 15,4 milion denarë, ndërsa në bazë të të drejtave nga pronësia industriale një qytetar i Shkupit ka realizuar bruto të ardhura në vlerë prej 9,2 milion denarë. Fitim më të madh nga lotoja, bastoret, kazino dhe pjesëmarrje në lojërat e fatit ka realizuar një qytetar i Tetovës fitimi i të cilit arrin 40 milion denarë. Pensioni i parë i radhitur është nga një banor i  Shkupit i cili ka paraqitur pension të huaj në vlerë prej 5,8 milion denarë në nivel vjetor, një person nga Tetova është me bruto të ardhura më të larta vjetore në bazë të premive të paguara dhe shuma e paguar e sigurimit në vlerë prej 6,2 milion denarë”, potencoi Lukarevska.

Në kategorinë e të ardhurave tjera është radhitur një shkupjane e cila vullnetarisht ka paraqitur bruto të ardhura prej 449,6 milion denarë, ndërsa në vend të dytë është një tetovar me të ardhura prej 247,7 milion denarë të paguar nga kompanitë të cilat punojnë me platforma të rrjetit, video dhe sociale. Milioneri më i ri i lindur në vitin 2013 ka realizuar të ardhura prej 1.016.947 denarë, ndërsa më i vjetri është i moshës 96 vjeçare dhe ka realizuar të ardhura në vlerë prej 4.570.535 denarë.

DAP për vitin 2020 përgatiti dhe dorëzoi deklarata vjetore  tatimoretë plotësuara për 769.794 qytetarë me bruto të ardhura të treguara vjetore prej 331.120.469 denarë, ndërsa tatimi i llogaritur i të ardhurave personale është në vlerë prej 19.607.095.073 denarë. Deklarata tatimore vjetore deri më 31 maj të këtij viti konfirmuan 37.294 qytetarë, ndërsa automatikisht në mënyrë zyrtare janë konfirmuar 593.375, ndërsa u korrigjuan 1.832 deklarata tatimore vjetore.

Për 40.021 qytetarë janë konfirmuar  bruto të ardhura prej mbi një milion denarë, ndërsa 616.024 persona kishin të ardhura prej 100.000 deri në një milion denarë, 78.665 qytetarë kishin të ardhura deri në 100.000 denarë, 34.516 deri në 10.000 denarë, 557 deri në 100 milion denarë, ndërsa 11 mbi 100 milion denarë. 

Related posts

Mënjanohet defekti, TEC Manastiri filloi sërish të prodhojë energji elektrike

Z H

Ministri Hoxha u garanton vreshtarëve se rrushi nuk do të mbetet pa u shitur

D V

Editorial / Qeveria synon t’i rritë taksat, pasi nuk ndal dot ekonominë joformale!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More