Agjencia Zhurnal.mk.

Në vijim është paraqitja për pjesëmarrje në sesionin e Klubit të hulumtuesve të Bankës Popullore

Shkup, 26 qershor – Në vijim është paraqitja për pjesëmarrje në sesionin e Klubit të hulumtuesve të Bankës Popullore. Të interesuarit mund të paraqiten në e-adresën info@nbrm.mk, më së voni deri më 29 qershor të vitit 2022.

Sesioni i ri i 43-të i Klubit të hulumtuesve të Bankës Popullore do të mbahet më 30 qershor të vitit 2022 (e enjte) me fillim në ora 14:00, përmes lidhjes videokonferenciale. Në sesion do të prezantohet krijimi “Vlerësimi i distribuimit të të ardhurave në Maqedoninë e Veriut: Qasje e bazuar në të dhënat paraprakisht jo të qasshme tatimore” nga Dimitar Funa, i cili është fitues i Çmimit vjetor të Bankës Popullore. Pas prezantimit të punës, është paraparë diskutim.

Klubi i hulumtuesve të Bankës Popullore është platformë e hapur për prezantim dhe diskutim të punëve shkencore-hulumtuese, veçanërisht nga sfera e politikës monetare dhe makroekonomisë. Krijimet të cilat prezantohen në sesionet e Klubit, duhet të jenë të përpunuara në pajtim me standardet dhe trendet e hulumtimit bashkëkohor, gjegjësisht analizës empirike dhe konkludimeve të sistematizuara nga hulumtimi. Në sesionet e Klubit mund të prezantohen rezultatet dhe njohuritë edhe nga hulumtimi/puna e cila është ende në version të punës. Anëtarësimi në Klubin e hulumtuesve është me karakter të hapur.

Related posts

Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

D V

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy