Agjencia Zhurnal.mk.

Në vërshimet në Jemen jetën e humbën 10 njerëz

Dhjetë njerëz, mes të cilëve katër fëmijë, sot e humbën jetën në vërshimet dhe rënimin e një ndërtese në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

 

Katër fëmijët e humbën jetën gjatë rënimit të ndërtesës në Sana, ndërsa gjashtë persona e humbën jetën në automjetin e marrë nga ujërat e ardhura në afërsi të kryeqytetit.

Jemeni është vendi më i varfër në Gadishullin Arab, i goditur nga uria dhe i shkatërruar pas luftës shtatëvjeçare mes kryengritësve Huthi, të afërt me Iranin dhe forcave qeveritare, të përkrahura nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Të dy palët kanë nënshkruar armëpushim, që është në fuqi nga 2 prilli dhe duhet të zgjatë deri në fillim të gushtit.

Related posts

Lukashenko ndryshon ligjin e dënimit me vdekje, synohen aktivistë të opozitës

Xh M

Zëvendësohet kryebashkiaku i rrëmbyer, Rusia vendos ‘kukullën’ e saj në Melitopol

Lea Muslija

FMN paralajmëron: Ekonomia e Ukrainës mund të tkurret nga 10 deri në 35 për qind, për shkak të pushtimit rus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More