Agjencia Zhurnal.mk.

Në vendkalimin kufitar Tabanocë pritet 40 minuta

Shkup, 25 gusht – Në vendkalimin kufitar Tabanocë ka rritje të frekuencës së automjeteve ashtu që për hyrje dhe dalje nga shteti, koha e pritjes është rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM-i.  

 Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M