Agjencia Zhurnal.mk.

Në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë për hyrje dhe dalje nga vendi pritet gjysmë ore

Shkup, 20 gusht – Në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.

Siç njoftoi LAMM, komunikacioni në rrugët shtetëtore zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit  në akset rrugore jashtë mjedisve të qytetit është rritur.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore lugina të lumenjve dhe fushëgropa, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Related posts

Kush e ka radhën për në “listën e zezë” amerikane?

I Z

Lloga nënshkroi kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit

D V

Komuna Qendër hapi Zyrën e parë të Energjisë në vend

D V