Agjencia Zhurnal.mk.

Në UT u shënua dita botërore e Nutricionit

Tetovë, 29 maj – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën botërore të Nutricionit. Për nder të kësaj date u organizua një punëtori me studentët dhe stafin e këtij fakulteti. Ndikimi i konsumit të disa llojeve të bukëve në nivelin e glukozës në gjak ishte aktiviteti i parë që u realizua me studentët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Gafur Xhabiri dhe Mr. Sc. Durim Alija. Ndërsa asistentet Mr. Sc. Valbona Mazllami, Mr. Sc. Valbona Kadriu dhe Ass. Rejhana Luma e bënë përcaktimin e BMI (Body Mass Index) dhe diametrit të belit, si faktorë për përcaktimin e obezitetit dhe sëmundjeve përcjellëse.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi tha se përmes kësaj punëtorie studentët dhe trajnuesit, respektivisht profesorët e fakultetit tonë, përcjellin mesazhin deri tek popullata që të jenë sa më të kujdesshëm me atë që konsumojnë me qëllim të ruajtjes së shëndetit.

Punëtorinë e vizitoi edhe Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Agon Memeti, i cili i përgëzoi profesorët dhe studentët për këtë aktivitet që kryesisht i dedikohet nutricionizmit. Punëtoria e studentëve të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit u përmbyll me vizitën te qendra e Nutricionit “Meleat Ismaili”, me seli në Tetovë.

https://www.facebook.com/photo?fbid=562684179362786&set=pcb.562686119362592

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy