Agjencia Zhurnal.mk.

Në UT u mbyll afati i tretë i regjistrimit për vitin akademik 2021/22

Tetovë, 28 shtator – Dje dhe sot, në Universitetin e Tetovës, u zhvillua afati i tretë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022.

“Vendet e lira që kanë mbetur nga afati i parë dhe i dytë, në të gjitha njësitë akademike, Universiteti ynë synon që t’i plotësojë përmes këtij afati. Të gjithë studentët të cilët nuk kanë aplikuar në afatin e parë dhe të dytë, e kanë pasur edhe një mundësi për të aplikuar”, bëhet e ditur në kumtesën e UT-së.

Sipas komisionit për regjistrimin e studentëve në UT, me realizimin e dy afateve të para, përfshirë edhe këtë të fundit që u realizua më 27 dhe 28 shtator, pritet që të përmbushen pritshmëritë e Universitetit të Tetovës për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin e ri akademik.

Related posts

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z.H

Mediumet greke për mbledhjen e djeshme të Kuvendit: Zaevi shpëtoi në minutën e fundit

Z.H

Mexhiti: Nuk do ta votoj shumicën e re parlamentare

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More