Agjencia Zhurnal.mk.

Në UT u intervistun studentët që kanë aplikuar për studim pa pagesë

22 shtator 2021 – Në Universitetin e Tetovës, përmes platformës online u realizuan intervistat me studentët që kanë aplikuar për bursën universitare në ciklin e parë për vitin akademik 2021-22.

Nga Zyra për Arsim e UT-së, informojnë se, interesimi i studentëve për shfrytëzimin e bursës ishte i lartë. Kriteri kryesor për të fituar bursën e lartpërmendur është mesatarja e notave gjatë studimeve, e cila duhet të jetë mbi 9.5.

Rezultatet finale të fituesve do të shpallen pas shqyrtimit të përgjigjeve të intervistave nga komisioni për vlerësim, dhe më pas do të vendoset se cilët studentë do të lirohen nga participimi në bazë të pikëve të grumbulluara, sipas kritereve të paracaktuara.

Universiteti i Tetovës për çdo vit ndan bursa për studentët ekselencë dhe kategori në programet studimore të ciklit të parë dhe të dytë.

Related posts

Ilija Dimovski: Marrëveshja e Prespës është padrejtësi për maqedonasit

Xh M

Gjykata Kushtetuese ndërpret procedurën për kushtetutshmërinë e rritjes së pensioneve

Xh M

Avramovska Madiq për Klan Debat: Pa përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk ka integrim europian e as përparim në vend

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy