Agjencia Zhurnal.mk.

Në Universitetin e Tetovës u shënua Dita Botërore e Ushqimit

Shkup, 19 tetor –  Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Ushqimit. Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, tha se manifestimi i kësaj dite ka për qëllim sensibilizimin e opinionit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin e individit. “Është viti i tretë që ne si Universitet dhe fakultet, në bashkëpunim me fondacionin Albiz, shënojmë Ditën Botërore të Ushqimit, datë që përkon me formimin e organizatës botërore të ushqimit dhe bujqësisë, e themeluar në vitin 1945, kurse nga viti 1981 çdo vit përkujtohet me aktivitete të ndryshme dhe me moto të ndryshme. Këtë vit motoja është “veprimet tona janë e ardhmja jonë”. Në një njoftim për shtyp, FAO njofton se:

 

Dita botërore e ushqimit nuk ka qenë më kritike se sot, kur më shumë se tre miliardë njerëz, afër 40% e popullsisë së botës, nuk mund të përballojnë një dietë të shëndetshme. Ndikimet e pandemisë Covid-19, ndryshimet klimatike, kanë sjellë një krizë të re ushqimore, rreth 55 shtete kanë hyrë në emergjencë humanitare. Po ashtu, i sugjeroj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që në lëndët shkollore të përfshihet edhe lënda e nutricionizmit ” tha Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi.

Pronari i kompanisë së suksesshme Dauti Komerc, z. Xhemali Dauti, e uroi Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit për shënimin e Ditës Botërore të Ushqimit, duke theksuar se Universiteti i Tetovës është pasuri kombëtare dhe shoqërore, duke vënë theks të veçantë te bashkëpunimi i ndërsjellë që kanë dhe do të kenë edhe në të ardhmen. “Ne si kompani në retrospektivë 30-vjeçare jemi marrë me ushqimin dhe jemi përkrahës të ngritjes së kapaciteteve kadrovike. Segmenti kryesor është menaxhimi i ushqimit nga prodhimi deri te konsumatori.

Ne duhet të fokusohemi në raportin e kompanisë tonë me fakultetin dhe studentët. Jemi çdo herë të hapur për bashkëpunim, për punë praktike. Ne kemi një diversifikim të veprimtarive tona, ku studentët atë që e mësojnë në teori, mund ta shohin në praktikë, si në pjesën e përgatitjes së ushqimit, paketimit etj. Kemi pjesën e keteringut dhe përgatitjes së ushqimit të gatshëm që servohet, kemi pjesën tjetër ku magazinohet, ruhet dhe menaxhohet ushqimi. Është momenti i mirë që studentët të vijnë dhe ta shohin se si ajo realizohet në praktikë. Jemi në disponim të bashkëpunimit permanent, mund të bëjmë edhe projekte të përbashkëta, e keni në dispozicion fondacionin Albis, ideja rreth edukimit të konsumatorit, një projekt më afatgjatë dhe më i gjerë ” tha pronari i kompanisë Dauti Komerc, z. Xhemali Dauti.

Për nder të Ditës Botërore të Ushqimit u mbajtën edhe dy ligjërata profesionale. Përmes platformës online “Skype” Prof. dr Midhat Jašić , nga Universiteti i Tuzlës, në Bosnjë e Hercegovinë ligjëroi mbi temën: “Te ushqyerit dhe Covid 19”.

I pranishëm ishte edhe doktoranti Joncer Naibaho i Universitetit të Shkencave të Natyrës dhe të Mjedisit Jetësor në Wroclaw (Vroclav ), i cili mbajti ligjëratë me temën: “Ushqimet funksionale”.ImageFOTO GALERI

Image

Related posts

Ahmeti – Kyçyk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Z H

Taravari: Do t’i mbështesim kandidatët e Besës dhe do të punojmë ta heqim BDI-në nga pushteti

D V

“Më mirë për Tetovën: Spitali i Tetovës të lirohet nga udhëheqësia partiake

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More