Agjencia Zhurnal.mk.

Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet “Java e veçantë studimore”

Tetovë, 4 tetor – Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës në partneritet me Shoqatën “Arsimi” nga Zvicra, për herë të dytë e organizojnë aktivitetin “Java e veçantë studimore”, me temë: “Komunikimi – Ndërveprimi – Reflektimi nga aspekti psikologjik e pedagogjik”.

 

Në hapjen solemne të këtij aktiviteti, siç njofton zyra për informim e UT-së, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti e përshëndeti hapjen e punimeve të “Javës së veçantë studimore”, duke theksuar se, Universiteti i Tetovës do ta mbështesë realizimin e nismave të tilla.

“Universiteti i Tetovës mbetet i angazhuar në realizimin e nismave dhe projekteve me interes mësimor dhe shkencor, përfshirë këtu edhe këtë projekt me rëndësi të veçantë për studentët dhe pedagogët, për të cilin besojmë se do të shërbejë në afirmimin e punës së përditshme dhe të misionit të mësimdhënësve tanë, aq më tepër kur realizimi i tij përkon edhe me fillimin e vitit akademik 2022/2023”, tha Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Ndërsa dekani i Fakultetit Pedagogjik tha se, kjo do të jetë një javë përplot kreativitete, e cila do të vë në spikamë aftësitë e vetë studentëve, mendimin e tyre kritik, frymën novatore dhe aftësitë krijuese të tyre. “Qëllimet e kësaj jave janë: Njohja e koncepteve dhe metodave socio-kulturore e analitike, që e mbështesin qasjen kritike me vetveten (marrja me vetveten), respektivisht të qenit kritik me vetveten, me të tjerët dhe temat që trajtohen,  njohja me teoritë shkencore lidhur me komunikimin, ndërveprimin dhe reflektimin, njohja dhe vetëdijesimi për tendencat rreth stilit personal të komunikimit dhe ndërveprimit etj.”, u shpreh dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Lulzim Memedi.

Kryetari i Shoqatës ,,Arsimi” nga Zvicra, profesori Mahir Mustafa, para të pranishmëve  rikujtoi programin e “Javës së veçantë studimore”, e cila për herë të parë është mbajtur në vitin 2017, si dhe shpalosi programin e punës që do të realizohet këtë vit.

Si aktivitet i fundit i “Javës së veçantë studimore” është paraparë realizimi i një tryeze të rrumbullakët me ministrat e arsimit, të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe nga një ekspert nga fusha e arsimit nga të tria vendet, me temë: “Digjitalizimi në fushën e Arsimit: Përparësitë dhe mangësitë e komunikimit digjital”.

Related posts

Qeveria bullgare e ka aprovuar memorandumin mes Maqedonisë së Veriut

D V

Vazhdon gjykimi për rastin “Softueri”

Z.H

Në Klinikën Infektive nga Covid vdes një paciente 17 vjeçare

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More