Agjencia Zhurnal.mk.

Në ujërat e Vardarit gjendet trupi i 52 vjeçarit i cili ishte në kërkim

Tetovë, 22 gusht – Pas gati tre javësh kërkim sot është gjetur trupi i pajetë i 52 vjeçarit Isa Rushiti nga fshati Tenovë, komuna e Bërvenicës.

Ndaj tij është udhëhequr hetim nga 6 gushti, pasi natën mes 4 dhe 5 gushtit, ka dalë nga shtëpia e tij dhe prej atëherë nuk është kthyer në Tenovë.

“Sot, më 22 gusht, në ora 15:00 në SPB Tetovë është raportuar se në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të vendit Brioni  dhe këndit të vjetër të futbollit, i varur në pemë është gjetur trupi i pajetë i I.R.(52) nga Tenova e Tetovës.  Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Tetovë dhe SPB Tetovë kanë nxjerrë trupin e pajetë në breg pasditen e sotme. Ekipi hetimor i SPB-së Tetovë, në koordinim me prokurorin publik, ka kryer kontroll, ndërsa do të kryhet edhe autopsi”, informojnë nga SPB Tetovë.

Në kërkim kanë marrë pjesë Qendra për Menaxhimin e Krizave, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, MPB, Komuna e Bërvenicës, si dhe qytetarë.

Related posts

Më ftohtë dhe më së shumti borë në Kodër të Diellit

D V

Këshilli i 30-të ministror i OSBE-së në Shkup (drejtpërdrejt)

D V

Aeroplani i Lavrovit ka ardhur në Shkup përmes Turqisë dhe Greqisë, Bullgaria nuk ka lejuar fluturimin për shkak të Zaharovës

D V