Agjencia Zhurnal.mk.

Në tremujorin e tretë 8.595 vende të lira të punës

Shkup, 2 dhjetor – Në tremujorin e tretë të këtij viti ka pasur 8.595 vende të lira të punës, ndërsa numër më të madh 2.550, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.

 

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të vitit 2021, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.69 për qind.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në sektorin N – Shërbime administrative dhe mbështetëse me 3.32 për qind, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorët D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0.20 për qind.

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 10-49 kanë shkallë më të lartë të vendeve të punës, që shënon 2.16 për qind.

Të dhënat e ESHS-së tregojnë se rajoni Juglindor ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.17 për qind, me 647 vende të punës, pas çka vjen rajoni Verilindor me shkallë prej 2,05, gjegjësisht 466 vende të punës. Rajoni i Pollogut është me shkallën më të ulët të vendeve të punës, 0,93 për qind.

Related posts

Biznes forum Maqedoni e Veriut – Poloni

Z H

CFO-ja e “Huawei”-t Meng Wanzhou largohet nga Kanadaja dhe arrin në Kinë

Redaksia

BP dhe MAPAS me memorandum për bashkëpunim

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More