Agjencia Zhurnal.mk.

Në tregun e patundshmërive 7.777 transaksione dhe 1.759 hipoteka në tremujorin e parë

Shkup, 11 korrik – Në tremujorin e parë të këtij viti në bazën e Regjistrit të çmimeve dhe qirave janë regjistruar 7.777 transaksione, prej të cilave 5.327 janë shitje të patundshmërive dhe 2.450 qiradhënie të pasurisë së patundshme. Në raport me tremujorin paraprak (tetor-dhjetor 2020), janë regjistruar 366 transaksione më shumë.

 

Krahasuar me muajt nga tremujori i parë i këtij viti mund të vërehet se numri më të madh të transaksione ka në mars, kur janë regjistruar 2.890 transaksione. Më së paku transaksione janë regjistruar në janar, edhe atë 2.025, derisa në muajin shkurt janë regjistruar 2.862 transaksione.

Nëse shqyrtohet vëllimi i transaksione sipas muajve dhe sipas llojit të transaksionit, mund të konstatohet se numri më i madh i shitblerjeve janë regjistruar në muajin mars, respektivisht 2.047 shitblerje, e më së shumti janë qiradhënie të regjistruara janë evidentuar në shkurt, respektivisht 935 qiradhënie, tregon Raporti i Agjencisë për kadastër të patundshmërive për tremujorin e parë të këtij viti.

Vlera e përgjithshme e 4.476 shitblerjeve mbi baza të ndryshme arrin 175 milionë euro, prej të cilave 4001 janë shitje me vlerë prej 130 milionë euro, 17 ankande me vlerë prej 0,5 milionë euro, 735 shitje të inventarit me vlerë prej 42 milionë euro, si dhe 28 blerje nga shteti 2,5 milionë euro.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar numri i shitjeve të patundshmërive është përafërsisht i njëjtë. Nëse në periudhën janar-mars të vitit të kaluar ka pasur 5440 transaksione të tilla, në periudhën e njëjtë të këtij viti janë regjistruar 5.327.

Stabilizohet tregu te qiradhëniet

Te qiradhëniet, nga ana tjetër, vërehet rritje, prej 2.284 në 2.450, gjë që tregon për rikuperimin në këtë segment të tregut, ku kishte rënie pas fillimit të pandemisë së Kovidit.

Qiratë e banesave janë rritur prej 566 në 717, shtëpive prej 189 në 258, të parcelave shtetërore prej 834 në 927, të tokës bujqësore prej 200 në 475. Ulje ka te qiradhëniet e objekteve industriale, respektivisht nëse në tremujorin e parë të vitit të kaluar ka pasur 39, në tre muajt e parë të këtij viti ai numër ka qenë 29. Prej 43 në 27 janë ulur qiradhëniet e tokës ndërtimore në tremujorin e parë të vitit 2020 në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Vlera e 2.450 qiradhënieve të regjistruara ka qenë 864.192 euro, ndërsa pjesa më e madhe e kësaj shumë bën pjesë në qiradhënien e parcelave shtetërore – 558.449 euro. Vlera e 717 qiradhënieve të banesave arrin 168.622 euro, ndërsa e 258 qiradhënieve të shtëpive – 69.613 euro.

Edhe 1.759 hipoteka të reja, rritje edhe e çmimeve të patundshmërive dhe të lejeve për ndërtim

Sipas Raportit të Kadastrës së patundshmërive në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 1.759 hipoteka në vlerë prej 160.187.107 euro. Prej tyre 759 janë në Qendrën për kadastër të patundshmërive në Shkup në vlerë prej 67,8 milionë euro.

Në regjistrin janë marrë patundshmëri të dedikuara për shitje, nga ana tjetër, në fund të tremujorit të parë të vitit 2021 janë konfirmuar 506 pjesë të ndërtesave, 134 parcela kadastrale dhe 304 të dhëna për objekte infrastrukturore.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, çmimet e banesave në tremujorin e dytë të këtij viti në nivel vjetor shënojnë rritje prej katër për qind, e në raport me tremujorin paraprak prej tre për qind. Në këtë tremujor është evidentuar edhe rritje e numrit të lejeve për ndërtim. Në prill të këtij viti janë lëshuar 233 leje për ndërtim, që është për 34,7 për qind më shumë në raport me muajin e njëjtë nga viti paraprak, ndërsa është parashikuar ndërtimi i edhe 618 banesave. Në maj të këtij viti, nga ana tjetër, janë lëshuar 300 leje ose për 86,3 për qind më shumë krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar, e me të cilat mundësohet ndërtimi i 615 banesave.

Related posts

Janë regjistruar 130 raste të Kovid-19 dhe gjashtë të vdekur

D V

KSHZ: Deri në orën 11 jehona në zgjedhje është 10,22 për qind

Redaksia

Përmes celularit, internetin e përdorin 1 398 860 parapagues

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More